Trashëgimia kulturore e Thethit përmes mikro-itinerareve turistike

Trashëgimia kulturore e Thethit përmes mikro-itinerareve turistike

Në Shkodër u zhvillua sesioni i transferimit të njohurive në kuadër të projektit “From Mountainscapes to Micro-Routes”, me pjesëmarrjen e rreth 20 përfaqësuesve nga institucionet e trashëgimisë kulturore, pushteti vendor, shoqëria civile, akademia dhe udhërrëfyes lokalë nga Thethi. Në këtë aktivitet u prezantua Mikro-itinerari Pilot i Thethit, një draft i udhëzuesit për planifikimin interpretues të trashëgimisë kulturore, i hartuar mbi bazën e përvojave të shkëmbyera me organizatën “Cultural Heritage without Borders Kosova”. Në një moment tjetër të takimit, pjesëmarrësit punuan në grupe për të hartuar propozime për mikro-itinerare turistike në Theth, të përshtatura sipas profileve të ndryshme të vizitorëve. Idetë dhe materialet e mbledhura gjatë këtij aktiviteti do të shërbejnë si bazë për hartimin e konceptit përfundimtar të mikro-itinerarit pilot në Theth, me synimin për...