Transportonte 7 emigrantë të paligjshëm drejt kufirit, arrestohet 31-vjeçari
DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrjeta 2”. Goditet një tjetër rast i dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Transportonte me automjet 7 shtetas të huaj nga vendet e treta, vihet në pranga 31-vjeçari, ndërsa shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Sekuestrohet automjeti i përdorur për transportimin e shtetasve të huaj. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Elbasan, në kuadër të operacionit policor të koduar “Rrjeta 2”, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, kapën shtetasin A. A., 31 vjeç, duke transportuar, me një automjet në pronësi të shtetasit M. K., 25 vjeç, 7 shtetas të huaj nga vendet e treta, të cilët dyshohet se kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë. Në vijim të...
Burimi:
ntv.al