Transportonin emigrantë të paligjshëm, një i proceduar dhe dy në kërkim në Korçë

Transportonin emigrantë të paligjshëm, një i proceduar dhe dy në kërkim në Korçë

Dy automjete tip “Audi Q7” janë përfshirë në një ndjekje nga policia në aksin Kapshticë–Gramsh, pasi dyshohet se po transportonin emigrantë të paligjshëm. Forcat e policisë kanë konstatuar mjetet pranë Kapshticës dhe u kanë bërë thirrje drejtuesve të ndalonin, por ata nuk janë bindur. Gjatë ndjekjes, drejtuesit kanë lënë rreth 15 emigrantë pranë Lozhanit dhe kanë vijuar drejt Gramshit. Në qytet, dy automjetet janë përplasur me dy patrulla policie, duke rrezikuar edhe punonjësit, ndërsa më pas drejtuesit janë larguar. Mjetet u gjetën të braktisura në dy fshatra të Gramshit dhe u sekuestruan nga policia. Dy drejtuesit janë identifikuar dhe shpallur në kërkim, ndërsa një person i tretë është proceduar në gjendje të lirë. Ndërkohë, 15 emigrantët u gjetën të fshehur në një përrua pranë Lozhanit....