Transgjinorja rrëfen për tatuazhin me shqiponjë në qafë: Jam penduar që kam provokuar UÇK-në

Transgjinorja rrëfen për tatuazhin me shqiponjë në qafë: Jam penduar që kam provokuar UÇK-në

Erina, një grua transgjinore nga Prishtina, ka rrëfyer përvojën e saj personale, identitetin gjinor dhe procesin e tranzicionit gjatë një interviste në emisionin “Artistët Shqiptarë”, të realizuar nga Butrint Pasjaqa. Duke folur për fëmijërinë, Erina tha se që në moshë të hershme e kishte ndier veten ndryshe dhe se rreth moshës 10-vjeçare nisi ta kuptonte më qartë identitetin e saj gjinor. “Që në fillime e dija që jam vajzë. Nuk e dija që jam djalë. Në moshën 10-vjeçare e kam kuptuar. Nuk e shihja dot veten në pasqyrë”, rrëfeu ajo. Erina tregoi se për një periudhë të gjatë familja i kërkonte të sillej sipas pritshmërive që kishte për të si djalë. Sipas saj, ajo përpiqej të përshtatej me këto kërkesa, ndërsa më vonë vendosi të...