Tragjike në Spanjë/ Dy trena përplasen me njëri-tjetrin, dyshohet për dhjetëra viktima
Një aksident i rëndë hekurudhor është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në Spanjë, ku dy trena pasagjerësh janë përplasur pranë qytetit të Toledos, në zonën mes Los Yébenes dhe Urda. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, në linjën hekurudhore që lidh Madridin me Andaluzinë. Në aksident janë përfshirë një tren i shpejtësisë së lartë AVE, i kompanisë Renfe, dhe një tren i kompanisë Iryo, të cilët po udhëtonin në drejtime të kundërta. Sipas raportimeve të mediave spanjolle, si pasojë e përplasjes, dy vagonë kanë dalë nga shinat dhe kanë përfunduar në një terren të pjerrët pranë hekurudhës. Në vendngjarje janë angazhuar ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe disa njësi mjekësore, përfshirë helikopterë të urgjencës. Dëshmitarët kanë raportuar për pasoja të rënda nga aksidenti, ndërsa autoritetet...
Burimi:
syri.net