Tragjike në Itali: Po dërgonte vajzën në shkollë, nëna shqiptare përplaset nga kamioni dhe ndërron jetë!

Tragjike në Itali: Po dërgonte vajzën në shkollë, nëna shqiptare përplaset nga kamioni dhe ndërron jetë!

Një aksident i rëndë automobilistik i ka marrë jetën 44-vjeçares shqiptare Lavdije Istrefi mëngjesin e sotëm në San Donà di Piave, pranë Venedikut. E ndjera, nënë e tre fëmijëve, u përplas për vdekje nga një mjet për grumbullimin e mbetjeve ndërsa po shoqëronte vajzën e saj 9-vjeçare për në shkollë. Ngjarja e rëndë ndodhi në kryqëzimin që lidhet me rrugën “Via Paolo VI”. Sipas të dhënave të para nga autoritetet vendase, kamioni i tonazhit të rëndë po kryente një kthesë djathtas në momentin kur mori përpara 44-vjeçaren. Dyshohet se shkak për përplasjen fatale është bërë fushëpamja e kufizuar e drejtuesit të mjetit nga pasqyrat retrovizore. Vajza e mitur e viktimës kishte arritur të kalonte në anën tjetër të rrugës sekonda përpara përplasjes dhe nuk ka pësuar...