Tragjedia në Spanjë, mjeku zbulon rrezikun fatal të një goditjeje në gjoks, 3 deri në 5 minutat vendimtare!
Jesus de Miguel humbi jetën pas një goditjeje të fortë në gjoks gjatë ndeshjes Tenerife–Andorra. Kardiologu Massimo Musumeci shpjegon mekanizmin që mund të shkaktojë arrest kardiak edhe te një zemër e shëndetshme dhe rëndësinë jetike të ndërhyrjes së menjëhershme. Vdekja tragjike e Jesus de Miguel ka tronditur futbollin spanjoll, por njëkohësisht ka rikthyer vëmendjen te rreziqet e traumave të forta në kraharor gjatë aktiviteteve sportive. Sulmuesi 30-vjeçar i Tenerife-s ndërroi jetë pas një arresti kardiak, që dyshohet se u shkaktua nga një goditje e fuqishme në gjoks gjatë përplasjes me portierin kundërshtar në ndeshjen ndaj Andorrës. Për të shpjeguar se si një goditje e tillë mund të ketë pasoja fatale, kardiologu italian Massimo Musumeci ka analizuar rastin, duke theksuar se një traumë e rëndë në...
Burimi:
javanews.al