Tragjedia në Greqi, çifti shqiptar sapo ishte martuar dhe priste fëmijën e parë
Tragjedia në zonën e Plakës në Athinë ka lënë pas dhimbje të madhe te familjarët dhe miqtë e katër viktimave. Një mike e afërt e familjeve, Nikoleta Gjioni, ka ndarë me mediat greke detaje për jetën e tyre dhe planet që kishin për të ardhmen. Mes viktimave ishin Florinda Hoxha dhe bashkëshorti i saj, Ian Alexander Kirkpatrick, si dhe çifti Florin Hoxha dhe Erisa Çani. Gjioni e përshkroi Florindën si një grua të jashtëzakonshme, një avokate të zonja dhe një person plot jetë. Sipas saj, Florinda dhe Iani ishin sapomartuar dhe po shijonin një periudhë të re të jetës së tyre. Rrëfimi bëhet edhe më prekës për çiftin Florin Hoxha dhe Erisa Çani. Sipas mikes së familjes, ata kishin udhëtuar drejt Greqisë për muajin e...
Burimi:
kohajone.com