Tragjedia e ditës/Si u fundos anija që transportonte 270 pasagjerë në Qipro
Të paktën 7 persona kanë humbur jetën dhe 23 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, pasi një katamaran pasagjerësh u përmbys këtë të diel pranë brigjeve të Kyrenias, në Qipron Veriore. Bilanci i fundit zyrtar konfirmon se 237 persona janë shpëtuar. Në anije ndodheshin gjithsej 267 persona, prej të cilëve 259 pasagjerë dhe 8 anëtarë të ekuipazhit. Anija “FILOJET”, e kompanisë Filo Denizcilik, ishte nisur rreth orës 12:30 nga porti i Kyrenias drejt Taşucusë, në provincën turke të Mersinit. Vetëm pak kohë pas nisjes, kur ndodhej rreth katër milje detare nga bregu, katamarani nisi të merrte ujë. Ekuipazhi dha sinjalin e alarmit dhe kapiteni tentoi të kthehej drejt portit, por anija u anua dhe u përmbys. Operacioni i kërkim-shpëtimit është zgjeruar ndjeshëm. Në zonë janë...
Burimi:
kohajone.com