Tragjedi në Poliçan! 31-vjeçari humb jetën teksa po hapte një pus uji, nën hetim drejtuesi i fadromës
Foto ilustruese POLIÇAN-Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Zhitom të Poliçanit, ku një 31-vjeçar ka humbur jetën. Sipas informacioneve paraprake, i riu po punonte për hapjen e një pusi uji, kur gjatë punimeve një masiv dheu është shkëputur dhe e ka zënë poshtë. I riu ka mbetur i plagosur rëndë dhe nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Mësohet se punimet për hapjen e pusit të ujit po kryheshin me një fadromë, e cila drejtohej nga 39-vjeçari me inicialet E.Gj., banues në Berat. Ky i fundit është vënë nën hetim, pasi dyshohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ndërkohë, vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit./ZËRI
Burimi:
zeri.ai