TRAGJEDI NË INDONEZI/ Përmbyset trageti me 243 persona në bord, rreth 130 të zhdukur
Një traget me 243 persona në bord është përmbysur dhe më pas është fundosur në Detin Java, në Indonezi, pasi u përball me mot të keq dhe dallgë që arrinin deri në 3 metra. Anija “Virgo Transport 8” po udhëtonte nga Surabaya drejt Banjarmasin, kur kapiteni raportoi det të trazuar dhe njoftoi se trageti kishte nisur të anohej. Pak më vonë, kontakti me anijen u ndërpre. Autoritetet indoneziane konfirmuan më pas se trageti ishte përmbysur dhe fundosur, duke nisur një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi. Sipas bilancit më të fundit, 107 persona janë shpëtuar dhe trupat e 6 viktimave janë gjetur, ndërsa rreth 130 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur. Në bordin e tragetit ndodheshin 213 pasagjerë dhe 30 anëtarë të ekuipazhit....
Burimi:
ntv.al