Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesús de Miguel pas përplasjes së rëndë në fushë

Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesús de Miguel pas përplasjes së rëndë në fushë

Futbolli spanjoll është tronditur nga një lajm tragjik. Jesús de Miguel ka ndërruar jetë këtë të martë, më 3 nëntor, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra në aksidentin e rëndë gjatë ndeshjes të së hënës mes Tenerife-s dhe FC Andorrës. Lajmi i hidhur është konfirmuar nga vetë klubi i Tenerife-s përmes një komunikate në rrjetet sociale. Futbollisti ndërroi jetë në orën 08:00 të mëngjesit, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, shokët e skuadrës dhe tifozët. “Me zemër të copëtuar, me një nyjë në fyt dhe ende të paaftë për ta besuar se kjo është e vërtetë, njoftojmë ndarjen tragjike nga jeta të Jesús de Miguel Alameda”, thuhet në deklaratën e klubit. Tenerife shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të...