Tragjedi në fushën e blertë / 16-vjeçari shqiptar humb jetën pas përplasjes fatale gjatë ndeshjes

Tragjedi në fushën e blertë / 16-vjeçari shqiptar humb jetën pas përplasjes fatale gjatë ndeshjes

Një ngjarje tragjike ka tronditur futbollin në Kavala të Greqisë, pasi një futbollist 16-vjeçar, me origjinë shqiptare, ka humbur jetën pas një dëmtimi të rëndë në kokë gjatë një ndeshjeje në ishullin Thassos. Asllan Gjana, pjesë e skuadrës Byronas Kavala, po luante kundër Aiandas Panagias në një ndeshje të kategorisë së dytë të Shoqatës së Futbollit të Kavalës, kur vetëm në minutën e dytë të takimit u përplas rëndë. Gjatë një dyluftimi për topin, 16-vjeçari doli jashtë fushës dhe goditi pjesën e pasme të kokës në gardhin rrethues të stadiumit. Pas përplasjes, ai humbi ndjenjat. Ndeshja u ndërpre menjëherë dhe futbollistit iu dha ndihma e parë nga mjeku i takimit. Në vendngjarje u thirr edhe shërbimi i urgjencës mjekësore, ndërsa për shkak të gjendjes së...