Tragjedi në Durrës, 28-vjeçari nga Filipinet humb jetën në varkë
Një 28-vjeçar nga Filipinet ka humbur jetën në Durrës, pasi dyshohet se ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë kohës që po punonte në një varkë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20, në lagjen nr. 1 të qytetit. I riu, me inicialet A. R., ishte punonjës i një firme private dhe po përdorte një pompë për largimin e ujit nga varka, kur u godit nga rryma elektrike. Pavarësisht ndërhyrjes, 28-vjeçari ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.
Burimi:
kohajone.com