Tragjedi në brigjet e Qipros Veriore, përmbyset trageti me 270 persona në bord, konfirmohen 7 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur
Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 20 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një traget pasagjerësh u përmbys të dielën në brigjet e Qipros Veriore. Mjeti lundrues, i cili transportonte rreth 270 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, u mbyt vetëm pak minuta pasi ishte nisur drejt Turqisë. Sipas raportimeve nga agjencia Associated Press (AP) dhe kanali shtetëror turk TRT, trageti i stilit katamaran ishte nisur nga porti i Kyrenias (i njohur gjithashtu si Girne) në veriun e Qipros, me destinacion portin e Taşucu-t në provincën Mersin të Turqisë. Anija filloi të merrte ujë rreth 7.5 kilometra (4 milje detare) larg bregdetit, pranë plazhit Diana, rreth 15 minuta pas nisjes. Kryeministri i Republikës Turke të Qipros Veriore, Ünal Üstel, në një...
Burimi:
kohajone.com