Tragjedi në brigjet e Kretës, 20 emigrantë humbin jetën, 2 të zhdukur

Tragjedi në brigjet e Kretës, 20 emigrantë humbin jetën, 2 të zhdukur

Të paktën 20 emigrantë kanë humbur jetën dhe 133 të tjerë janë shpëtuar në katër operacione të ndryshme në det, në jug të ishullit grek të Kretës në këtë fundjavë. Dy persona të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërsa autoritetet greke po hetojnë rrethanat e tragjedisë. Ngjarja e parë u regjistrua të premten në mbrëmje, pranë portit Kali Limenes, ku një rimorkiator shpëtoi 28 emigrantë nga Sudani dhe nxori trupin e pajetë të një burri. Për shkak të erërave të forta, që arrinin deri në 7 ballë, operacioni u ndërpre. Varka u gjet përsëri mëngjesin e sotëm, me shtatë trupa të tjerë të pajetë në bord. Tragjedia mori përmasa edhe më të mëdha kur në një varkë tjetër, rreth 28 kilometra larg bregdetit, u zbuluan 12...