Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona
Garda Civile spanjolle ka shkatërruar një organizatë kriminale me bazë në Valencia, e cila dyshohet se përdorte kompanitë e shpërndarjes së pakove për të trafikuar lëndë narkotike brenda Spanjës dhe jashtë saj. Operacioni ka çuar në arrestimin e pesë personave, katër prej të cilëve janë lënë në paraburgim. Gjatë aksionit, autoritetet kanë sekuestruar 172.5 kilogramë lëndë të ndryshme narkotike. Sipas hetimeve, organizata dyshohet se ka kryer rreth 1,500 dërgesa që nga viti 2025, në thuajse të gjitha provincat e Spanjës, si dhe në më shumë se 45 vende të botës. Ndër destinacionet e identifikuara nga autoritetet janë Italia, Hungaria, Rumania, Australia, Shtetet e Bashkuara, Tajlanda, Tajvani dhe Sri Lanka. Hetimi nisi pas sekuestrimit në Ganë të një pakete që përmbante 100 gramë MDMA dhe që,...
Burimi:
syri.net