Trafik droge nga Kanadaja/ Kapet në Durrës “Gelato” me vlerë 1.2 mln €, dy persona në kërkim (VIDEO)

Trafik droge nga Kanadaja/ Kapet në Durrës “Gelato” me vlerë 1.2 mln €, dy persona në kërkim (VIDEO)

lenda narkotike e sekuestruar DURRËS- Është goditur një tjetër rast i trafikimit të kanabisit nga Kanadaja një Shqipëri. Sipas njoftimit të Policis, në Portin e Durrësit ëshë sekuestruar 107.7 kilogramë kanabis të llojit “Gelato”, me një vlerë të përllogaritur në treg prej rreth 1.2 milionë eurosh. Lënda narkotike u gjet e fshehur në hapësira të modifikuara të një kompjuteri, brenda një kontejneri të ardhur nga Kanadaja. Sipas asaj që bën me dije se Policia, dyshohet se lënda narkotike sigurohej nga Kanadaja dhe transportohej drejt Shqipërisë, e fshehur në vende të posaçme.  Lidhur me këtë rast, janë shpallur në kërkim dy persona të cilët akuzohen për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Njoftimi i plotë i Policisë: Port Durrës – Goditet një tjetër rast i trafikimit të kanabisit nga...