Totti refuzoi t’ia dorëzonte numrin 10 Dybala: Qenkeni të gjithë të çmendur! Nëse keni guxim, jepjani ju

Totti refuzoi t’ia dorëzonte numrin 10 Dybala: Qenkeni të gjithë të çmendur! Nëse keni guxim, jepjani ju

25 Shtator 2026 9:10 Alfred Lleshi Gjatë prezantimit të autobiografisë së tij “Oltre”, ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, tregoi prapaskenat e numrit 10 që klubi donte t’ia jepte Paulo Dybala pas transferimit të argjentinasit: “Kur Paulo mbërriti në Romë, klubi më përcolli në mënyrë indirekte një mesazh. Donin t’ia jepnin Dybala numrin 10 dhe dëshironin që gjatë prezantimit zyrtar t’ia dorëzoja unë.” Përgjigjja e Tottit ishte e prerë: “Por ju qenkeni të gjithë të çmendur! Nëse keni guxim, jepjani ju”. Totti sqaroi se nuk kishte asgjë kundër Dybala: “Përkundrazi, më pëlqen shumë, edhe si person. Është një djalë i shkëlqyer. Nëse keni këtë qëllim, vazhdoni, pa më përfshirë mua”. Sipas tij, pesha e numrit 10 të Romës do të sillte në mënyrë të pashmangshme edhe...