Totti bën zbulimin e pabesueshëm: Në moshën 48-vjeçare refuzova ofertat e Genoa dhe Como

Totti bën zbulimin e pabesueshëm: Në moshën 48-vjeçare refuzova ofertat e Genoa dhe Como

“I thashë jo Serisë A. I thashë jo Genoas. I thashë jo Comos. Isha 48 vjeç. Trajner i Genoas ishte Alberto Gilardino, kampion bote si unë me Italinë në vitin 2006, ndërsa në stolin e Comos ishte Cesc Fabregas, një prej emrave të mëdhenj të historisë së futbollit. Gilardino ishte 42 vjeç, Fabregas 37, kështu që do të isha përkatësisht 6 dhe 11 vjet më i madh se ata që paguheshin për të më thënë çfarë të bëja. Nuk janë legjenda urbane, është e vërteta e pastër. E pabesueshme, por e vërtetë. E çmendur”. Kështu shkruan ish-kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti, në autobiografinë e tij “Oltre”, botuar nga Cairo Editore. Totti rrëfen edhe puthjen e parë me partneren e tij, Noemi Bocchi: “Pranë Piazza del...