Tortura, përdhunime e goditje elektrike! OKB: Mbi 1 mijë raste të dhunës seksuale që nga nisja e luftës në Ukrainë

Tortura, përdhunime e goditje elektrike! OKB: Mbi 1 mijë raste të dhunës seksuale që nga nisja e luftës në Ukrainë

Më shumë se 1 mijë raste të dhunës seksuale janë regjistruar në Ukrainë që nga nisja e pushtimit rus në shkurt të vitit 2022, sipas një raporti të ri të Kombeve të Bashkuara. Sipas OKB-së, 1,004 raste janë dokumentuar deri në fund të korrikut, ndërsa 89% e tyre i atribuohen palës ruse dhe 11% palës ukrainase. Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, tha se është thellësisht i shqetësuar nga shpeshtësia e këtyre rasteve dhe paralajmëroi se ato mund të vazhdojnë. Raporti është bazuar në intervista konfidenciale me qindra viktima, dokumente gjyqësore dhe të dhëna zyrtare. Kreu i misionit të monitorimit të të drejtave të njeriut të OKB-së në Ukrainë, Danielle Bell, theksoi se shifra e dokumentuar përfaqëson vetëm një...