Tom Jones largohet nga “The Voice UK” pas 13 vitesh, Cheryl rikthehet në panel

Tom Jones largohet nga “The Voice UK” pas 13 vitesh, Cheryl rikthehet në panel

9 September, 2026 - 10:00 Sir Tom Jones do të largohet nga paneli i trajnerëve të “The Voice UK”, pas rreth 13 vitesh në spektaklin muzikor. Këngëtari 86-vjeçar ka qenë pjesë e programit që prej nisjes së tij në vitin 2012, ndërsa në sezonin e ardhshëm nuk pritet të jetë më pjesë e jurisë. Largimi i Jones, megjithatë, mund të mos jetë përfundimtar. Sipas raportimeve, brenda produksionit po zhvillohen diskutime për mundësinë që ai të rikthehet në një tjetër rol në program, duke mbetur i lidhur me spektaklin që e ka shoqëruar për më shumë se një dekadë. Ndërkohë, ndryshimet në panel pritet të sjellin edhe rikthimin e këngëtares Cheryl, 43 vjeçe, e cila do të rikthehet në televizion si trajnere pas gjashtë vitesh. Paraqitja...