TKOBAP fton publikun të zbulojë botën e teatrit përtej skenës
14 September, 2026 - 20:00 Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor do të hapë dyert për publikun më 15 shtator, në kuadër të aktivitetit “Open Opera – Një ditë në teatër”. Aktiviteti synon t’u japë vizitorëve mundësinë të njohin teatrin përtej skenës dhe të zbulojnë nga afër procesin që qëndron pas një shfaqjeje, hapësirat e institucionit dhe njerëzit që punojnë çdo ditë për të sjellë në skenë artin e operës, baletit dhe muzikës popullore. Përmes kësaj nisme, publiku do të mund të shohë nga afër hapësirat dhe atmosferën e teatrit, duke zbuluar edhe pjesën e padukshme të punës artistike dhe teknike që i paraprin çdo shfaqjeje. “Open Opera – Një ditë në teatër” synon të afrojë më tej publikun me institucionin dhe të...
Burimi:
kultplus.com