Tjetër skandal në futbollin turk, ndalohet presidenti i Bordit Qendror të Arbitrave për ndërhyrje te arbitrat

Tjetër skandal në futbollin turk, ndalohet presidenti i Bordit Qendror të Arbitrave për ndërhyrje te arbitrat

Tjetër skandal shpërthen në futbollin turk. Policia ndalon presidentin e Bordit Qendror të Arbitrave (MHK), Ferhat Gundogdu dhe 6 persona të tjerë për presion ndaj arbitrave dhe falsifikim të dokumentave zyrtare. Sipas medias turke që iu referohet burimeve gjyqësore, hetimi që po kryhet nga Prokuroria e Përgjithshme në Stamboll e transferuar nga Antalia për mungesë të Juridisksionit, nisën pas shqyrtimit të deklaratave të denoncuesve dhe dëshmitarëve, raportetve të ekspertëve, të dhënare të HTS dhe regjistrave të Bordit për Hetimin e Krimeve Financiare (MASAK). Dhe në këtë pikë, u kryen verifikime pikërisht ndaj presidentit të MHK, Ferhat Gundogdu, presidentit të Degës së Stambollit të Shoqatës së Arbitrave dhe Vëzhguesve Aktivë të Futbollit të Turqisë, Ferdi Karadoruk, ish-zëvendëspresidentit të MHK-së, Ahmet Sahin, anëtarit të MH, Sebahattin Sahin,...