Tjetër ndryshim në listën e Shqipërisë, Klevi Qefalija merr vendin e Adrion Pajazitit

Tjetër ndryshim në listën e Shqipërisë, Klevi Qefalija merr vendin e Adrion Pajazitit

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot grumbullimin për katër ndeshjet e radhës në kuadër të UEFA Nations League. Kuqezinjtë, të drejtuar nga trajneri Rolando Maran, zhvilluan pasditen e sotme seancën e parë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”. Në këtë seancë morën pjesë 26 lojtarë. Futbollistët që kishin luajtur ndeshje me klubet e tyre gjatë fundjavës zhvilluan një seancë rikuperimi, ndërsa pjesa tjetër e grupit iu nënshtrua një programi të kombinuar me ushtrime taktike dhe punë në palestër. Ivan Balliu pritet t’i bashkohet skuadrës gjatë mbrëmjes, ndërsa mesfushori Feta Fetai, i cili zëvendëson Qazim Laçin e dwmçtuar, pritet të bashkohet ekipit në orët në vazhdim. Sakaq, Departamenti i Komunikimit bën me dije se mesfushori Adrion Pajaziti ka pësuar një dëmtim në muskujt e kofshës së djathtë gjatë...