Tjetër aksident, përplasen dy makina në Pogradec-Korçë, plagosen dy vajza
Një tjetër aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të hëne në aksin Pogradec-Korçë, në segmentin e Qafë Plloçës. Dy automjete që po udhëtonin në drejtime të kundërta janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa sipas të dhënave paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të jetë humbja e kontrollit nga njëri prej drejtuesve. Pas përplasjes, dy vajza kanë mbetur të lënduara. Ato janë transportuar për në spitalin e Pogradecit, ku po kryejnë kontrollet dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, të dyja ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën e saktë të aksidentit. Po verifikohet mënyra se si ka ndodhur humbja e kontrollit të automjetit dhe nëse faktorë të tjerë kanë...
Burimi:
ntv.al