Tirana zyrtare dënon sulmet ruse: Agresioni nuk do ta dobësojë vendosmërinë dhe unitetin e Evropës

Tirana zyrtare dënon sulmet ruse: Agresioni nuk do ta dobësojë vendosmërinë dhe unitetin e Evropës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar pas sulmeve të fundit ruse në Kiev dhe incidentit me një dron rus në Leipzig të Gjermanisë, duke deklaruar se agresioni dhe kërcënimet e Moskës nuk do ta dobësojnë vendosmërinë, sigurinë dhe unitetin e Evropës. Sipas ministrit, Evropa dhe Shqipëria duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në krah të Ukrainës, ndërsa lufta po tregon gjithnjë e më shumë se ambiciet ruse shkojnë përtej territorit ukrainas. Më tej, Hoxha duke iu referuar incidentit të raportuar në Leipzig, u shpreh se ai ishte një tjetër sinjal se Moska po teston kufijtë e sigurisë evropiane dhe po zgjeron aktivitetet e saj destabilizuese në kontinent. Kryediplomati shqiptar shprehet se këto akte agresioni duhet të përçojnë mesazhin se Evropa duhet të...