Tirana po gëlltit Shqipërinë! Kryeqyteti gjeneron 80% të rritjes ekonomike, Kukësi i fund në renditje
Ekonomia shqiptare po përqendrohet gjithnjë e më shumë në Tiranë, ndërsa diferencat në zhvillimin ekonomik mes qarqeve mbeten të mëdha. Të dhëna mbi PBB e Rajoneve nga INSTAT tregojnë se në vitin 2024, Tirana gjeneroi rreth 80% të rritjes ekonomike të vendit, ndërsa qarqe si Shkodra, Dibra dhe Kukësi patën një kontribut pothuajse të papërfillshëm. Ekonomia shqiptare u rrit me 4.03% në terma realë në vitin 2024, por nga kjo rritje 3.24 pikë përqindje erdhën vetëm nga Tirana, e ndjekur nga Durrësi me 0.29 pikë përqindje dhe Vlora me 0.15 pikë përqindje. Të dhënat konfirmojnë një përqendrim të fortë të aktivitetit ekonomik në kryeqytet. Tirana prodhoi 46.94% të PBB-së kombëtare në vitin 2024, nga 45.75% një vit më parë, duke e zgjeruar peshën e saj...
Burimi:
syri.net