TIRANA NË FOKUSIN E EUROPËS/ RAMA DHE SCHIEDER NË KONFERENCËN PËR ZGJERIMIN E BE
Shqipëria vendos sot në qendër të debatit europian procesin e integrimit dhe zgjerimin e Bashkimit Europian. Në Tiranë zhvillohet Konferenca Ndërparlamentare me fokus “Agjendën strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”, ku pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve europiane. Në konferencë do të jetë i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, i cili do të mbajë fjalën përshëndetëse. Në fokus të diskutimeve do të jenë reformat, zgjerimi i Bashkimit Europian, stabiliteti dhe siguria, por mbi të gjitha hapat që Shqipëria duhet të ndërmarrë në rrugën drejt anëtarësimit. Aktiviteti do të përshëndetet gjithashtu nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, si dhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian,...
Burimi:
ntv.al