Tirana në flakë/ Plumba gome ndaj protestuesve, RENEA në terren dhe dhjetëra të plagosur në ditën e pestë të revoltës
Për të pestën ditë radhazi, Tirana u bë epiqendra e revoltës kundër qeverisë, duke shënuar ditën më të tensionuar të protestave deri më tani. Plumba gome, gaz lotsjellës, autobotë uji të përfshirë nga flakët, automjete të djegura dhe dhjetëra të lënduar ishin disa nga zhvillimet e kësaj të shtune. Për afro dhjetë orë, kryeqyteti u përfshi nga përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe forcave të policisë. Nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë, tensionet u zhvendosën në disa zona të Tiranës. Ndërhyrjet policore vijuan deri në mbrëmje, ndërsa të rinjtë dhe qytetarët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta nisi rreth orës 11:00 në Rrugën e Durrësit, përpara Ministrisë së Arsimit. Orët e para kaluan në një atmosferë të qetë, me momente komunikimi mes protestuesve dhe...
Burimi:
sot.com.al