Tirana fiton derbin, Partizani “zhytet” në krizë. Vllaznia merr suksesin e parë

Tirana fiton derbin, Partizani “zhytet” në krizë. Vllaznia merr suksesin e parë

Tirana fitoi derbin e kryeqytetit, pasi mposhti Partizanin me rezultatin 3-1, në duelin e javës së gjashtë në Abissnet Superiore. Dueli nisi i zjarrtë nga fillimi me bardheblutë në sulm. Redon Xhixha i dha avantazhin Tiranës në minutën e 7-të, me një supergol nga jashtë zone. Partizani reagoi menjëherë, por Aliu u ndal nga shtylla në minutën e 15-të. Barazimi i rezultatit erdhi në minutën e 36-të. Skuka bëri gjithçka mirë në zonë dhe nxori Himallarin të lirë, i cili me portën e boshatisur nuk e kishte të vështirë për të shënuar. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta nisi me sulme të njëpasnjëshme. Hazrollaj shpërdoroi dy raste për Tiranën, ndërsa Aliu te Partizani u ndal nga shtylla. Bardheblutë morën avantazhin...