Tirana drejt transformimit/ Qeveria miraton Kompleksin e Ri Qeveritar dhe stacionin e trenit
Këshilli i Ministrave ka miratuar dy vendime për transferimin dhe zhvillimin e pronave shtetërore përmes Korporatës së Investimeve Shqiptare (KSHI), duke i hapur rrugë projektit të Kompleksit të Ri Qeveritar te Bulevardi i Ri në Tiranë. Në kuadër të projektit parashikohet ndërtimi i ambienteve të reja për institucionet publike, akomodimi i “Hekurudha Shqiptare” dhe zhvillimi i stacionit të ri hekurudhor të kryeqytetit. Qeveria ka kaluar në pronësi të KSHI-së një sipërfaqe prej 2,431 m² në Bulevardin e Ri, ndërsa Korporata është autorizuar të veprojë si zhvilluese e projektit. Vendimet përfshijnë gjithashtu zgjerimin e projektit “Copëzat” me prona të reja shtetërore. Një sërë institucionesh publike do të duhet të lidhin marrëveshje bashkëpunimi me KSHI-në brenda 30 ditëve për transferimin e pronave dhe sigurimin e ambienteve të...
Burimi:
ntv.al