Tifozja “i hedh karremin” Gyökeresit, shoku i ekipit e shpëton në kohë: “Do të flinte në divan…”

Tifozja “i hedh karremin” Gyökeresit, shoku i ekipit e shpëton në kohë: “Do të flinte në divan…”

14 Shtator 2026 12:31 Alfred Lleshi Një episod pikant ndodhi në Premier League gjatë ndeshjes Sunderland-Arsenal. Sulmuesi suedez Viktor Gyökeres, i cili së fundmi ka zyrtarizuar lidhjen me Ines Aguiar, duket se u tërhoq nga një tifoze simpatike e Arsenalit në tribunë. Në pamjet që janë bërë “virale” në rrjetet sociale, Gyökeres shihet duke ecur drejt saj, ndërsa tifozja, me gjestet e duarve, duket sikur i thotë: “Më telefono”. Por Kai Havertz ndërhyri në momentin e duhur: e kapi nga krahu Gyökeres dhe e largoi përpara se sulmuesi të arrinte te tifozja. Videoja u përhap menjëherë në rrjetet sociale, duke sjellë edhe batutat e tifozëve: “Havertz e shpëtoi, përndryshe do të kishte fjetur në divan”. Pero que hacía Gyokeres si tiene novia? Menos mal que...