TIFF në shortlistën e PRIX VIMEO 2027 për të tretin vit radhazi
Tirana International Film Festival (TIFF) është përfshirë në PRIX VIMEO Shortlist 2027, mes 31 festivaleve kualifikuese për European Film Awards, duke shënuar vitin e tretë radhazi që fituesi i çmimit Best European Short Film në festivalin e Tiranës arrin në këtë shortlist. Për edicionin e vitit 2026, çmimi Best European Short Film – Eligible for European Film Awards 2026 iu dha filmit “Nobody Said Anything”, me regji të Tamara Todorović, një bashkëprodhim i Serbisë, Francës, Sllovenisë dhe Kroacisë, me kohëzgjatje 15 minuta. Filmi ishte pjesë e programit të TIFF të filmave të shkurtër të pranueshëm për European Film Awards. Juria e TIFF 2026, e përbërë nga Hoda Taheri, John Canciani dhe Nikola Majdak, e vlerësoi filmin për ndërtimin mjeshtëror të tensionit dhe portretizimin e hollë...
Burimi:
kultplus.com