Ti qan
14 September, 2026 - 19:10 Poezi nga Lord Byron Ti qan e loti vetëtinQerpikëve të tu;Elmazi i vesës në agimPrej vjollcës shket ashtu. Ti buzëqesh, ç’i ëmbël gazShkëndrit në sytë e tu;Sarifi zbehet n’atë çastNga flakë e tyre blu. Purpurn e reve ruan ti,Kur dielli perëndonDhe errësira pa kufiNis botën e mbulon. Kështu dhe vështrimi ytDjeg retë e shpirtin tim;Le t’errët! Brenda meje ndritI zjarrti perëndim!/KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com