“Ti grua e huaj…që të njihja çdo milimetër dikur”, buqetë me poezi nga Amarildo Pregapuca

“Ti grua e huaj…që të njihja çdo milimetër dikur”, buqetë me poezi nga Amarildo Pregapuca

Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur me poezi nga Amarildo Pregapuca. A E KENI TAKUAR ATË GRUA? E keni takuar ate grua?Ju ka rastisur?Atë që asgjë nga ju s’kërkoi,As nga vinit, as ku do të shkonitdhe as vello të bardhë!E keni takuar atë grua?E keni takuar atë grua?Që gjë si premtuat kurrë?Atë që gojën ju mbyllte me një puthje…Sa herë menduar donit t’i thonit një fjalë?E keni takuar atë grua? E keni takuar atë grua?Atë që plane nuk thurrët bashkë?As u betuat, a përbetuat,As “Të dua” a “Përgjithmone” thatë.Por thjesht e jetuat.E keni takuar atë grua..?E keni takuar atë grua… të çuditçme, të frikshme…Atë që mbi zotin, të vuri ty?Atë me të cilën u futët nëpër labirinte…Që s’di t’i shprehesh dhe s’ke se...