Thyerja e bankomateve nga protestuesit, Sejko siguron qytetarët: Depozitat tuaja janë të sigurta
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u ka përcjellë një mesazh sigurie qytetarëve shqiptarë lidhur me depozitat e tyre bankare, duke theksuar se, pavarësisht tensioneve të krijuara në vend dhe incidenteve të regjistruara ndaj disa bankomateve gjatë protestave, sistemi bankar dhe financiar ka vijuar të funksionojë normalisht, ndërsa bankat paraqiten të mirëkapitalizuara dhe me nivele të mira likuiditeti. Gjatë fjalës së mbajtur në takimin me kryeministrin Edi Rama dhe drejtuesit e sistemit bankar në Shqipëri, Sejko bëri të ditur se Banka e Shqipërisë ka vijuar të kryejë të gjitha funksionet e saj operacionale, duke i kushtuar vëmendje të veçantë funksionimit të sistemit të pagesave dhe qarkullimit të parasë fizike, me qëllim garantimin e vijimësisë së shërbimeve financiare për qytetarët dhe bizneset. “Ne si Bankë...
Burimi:
javanews.al