Thesari bllokon pagesat e gjyqtarëve/ Sadushi përplaset me Ramën: Na jepni paratë
Pagat e gjyqtarëve janë bllokuar në sistemin e Thesarit, përfshirë edhe trupën e Gjykatës së Lartë, duke sjellë reagimin e kreut të kësaj gjykate, Sokol Sadushi. Në një shkresë drejtuar ministrit të Financave, Petrit Malaj, Sadushi ka kërkuar zhbllokimin e menjëhershëm të pagesave dhe zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rillogaritjen e pagave të magjistratëve. Sipas Sadushit, mungesa e miratimit të një ligji të ri nga Kuvendi dhe mungesa e fondeve të parashikuara në buxhet nuk mund të shërbejnë si bazë për pezullimin e pagave apo për moszbatimin e një vendimi kushtetues. Ai e konsideron situatën si cenim të pavarësisë së sistemit të drejtësisë dhe kërkon që vendimi të zbatohet në përputhje me detyrimet kushtetuese. Kreu i Gjykatës së Lartë kërkon që formula e...
Burimi:
ntv.al