Thënie të gjeniut që jetonte me 40 mijë libra në shtëpi: Mit’hat Frashëri dhe paradokset shqiptare

Thënie të gjeniut që jetonte me 40 mijë libra në shtëpi: Mit’hat Frashëri dhe paradokset shqiptare

Portreti i babait të tij, rilindësit Abdyl Frashëri, varej në muret e shkollave në Shqipëri, ndërsa ai, i biri, konsiderohej armik i popullit gjatë komunizmit. Historia e Mit’hat Frashërit, i njohur më tepër me pseudonimin e tij Lumo Skëndo, është një nga paradokset e shumta të shoqërisë shqiptare gjatë regjimit komunist. I detyruar të largohet nga Shqipëria në vitin 1944, si kundërshtar i Partisë Komuniste, vdiq në 3 tetor të vitit 1949 në Nju Jork të Amerikës. Gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist, veprimtaria dhe jeta e tij u la në harresë të plotë. Kreu i Kongresit të Manastirit, nënshkrues i Dokumentit të Pavarësisë, ministër në Qeverinë e Ismail Qemalit, ministër Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në vitet 1923.1925 në Athinë, e më pas një...