Thellohet bilanci nga shpërthimi në Elbasan! Pas 17 orësh, gjendet i pajetë 69-vjeçari në rrënojat e pallatit

Thellohet bilanci nga shpërthimi në Elbasan! Pas 17 orësh, gjendet i pajetë 69-vjeçari në rrënojat e pallatit

pamje nga vendngjarja ELBASAN-Pas më shumë se 17 orësh kërkimesh të pandërprera, është gjetur i pajetë nën rrënojat e pallatit 69-vjeçari Hamit Ibra, i cili rezultonte i zhdukur që prej momentit të shpërthimit në apartamentin në Elbasan, ngjarje e ndodhur pasditen e 4 nëntorit. Humbja e jetës së 69-vjeçarit, thellon bilancin, duke u bërë viktima e dytë, pas 82-vjeçares Hatixhe Berisha e cila humbi jetën si pasojë e zjarrit. Shpërthimi ndodhi në pallatin pesëkatësh në lagjen “Beqir Dardha” ndërsa flakët e nisura në katin e tretë u përhapën me shpejtësi në të gjithë ndërtesën, duke dëmtuar rëndë banesat, muret dhe duke shkaktuar shembje. Tre kate të pallatit janë bashkuar me njëri-tjetrin.  Në operacion u përfshinë dy ekipe të specializuara kërkim-shpëtimi, me gjithsej 17 efektivë, të...