Thellenza Krasniqi emërohet Sekretare e Shoqatës së Kombeve të Bashkuara në Westchester
Thellenza Arifi Krasniqi është emëruar Sekretare e Shoqatës së Kombeve të Bashkuara të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – Dega e Westchesterit. Lajmin e ka bërë të ditur motra e saj përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur krenarinë për arritjen dhe angazhimin e vazhdueshëm të Thellenzës në fushën e të drejtave të njeriut, drejtësisë dhe barazisë. “Jam jashtëzakonisht krenare për motrën time, Thellenzën, dhe për gjithçka që ajo vazhdon të arrijë. Përkushtimi i saj ndaj të drejtave të njeriut, drejtësisë dhe barazisë është vërtet frymëzues”, ka shkruar ajo. Motra e Thellenzës ka veçuar edhe rolin e saj të ri si Sekretare e Shoqatës së Kombeve të Bashkuara të ShBA-së në Westchester, duke e cilësuar këtë si një tjetër arritje të rëndësishme në...
Burimi:
kultplus.com