The Weeknd thyen rekordin historik, turneu i tij arkëton mbi 1.3 miliardë dollarë

The Weeknd thyen rekordin historik, turneu i tij arkëton mbi 1.3 miliardë dollarë

Këngëtari kanadez The Weeknd ka shënuar një rekord historik në industrinë e muzikës, duke u bërë artisti mashkull me turneun më fitimprurës në histori. Turneu i tij madhështor “After Hours Til Dawn” ka përfunduar me të ardhura që tejkalojnë shifrën prej 1.3 miliardë dollarësh. Turneu u përmbyll me koncertin e fundit në Kuala Lumpur të Malajzisë, ndërsa, sipas konfirmimit të promotorit Live Nation, renditet si turneu i tretë më fitimprurës në historinë e muzikës live. Para tij qëndrojnë vetëm “Eras Tour” e Taylor Swift, me mbi 2 miliardë dollarë të ardhura, dhe “Music of the Spheres” e grupit Coldplay, me mbi 1.5 miliardë dollarë. Rekordi i mëparshëm për një artist mashkull mbahej nga Elton John me turneun e tij lamtumirës “Farewell Yellow Brick Road”, i...