The Guardian: Zbulohen sisteme sekrete të përdorura nga Izraeli në vrasjet masive të civilëve në Gaza
Një dokumentar i ri, i realizuar nga regjisorët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, ngre pretendime të forta mbi mënyrën se si janë përzgjedhur objektivat dhe janë marrë vendimet për sulmet izraelite në Gaza. “NAZA”, i mbështetur në dëshmi nga 24 persona brenda strukturave ushtarake dhe të inteligjencës izraelite, u shfaq në Festivalin e Filmit në Venecia dhe është në garë për Luanin e Artë. Sipas hetimit të publikuar nga “The Guardian”, bashkëprodhues i dokumentarit, “NAZA” është një akronim ushtarak që lidhet me numrin e civilëve që parashikohet se mund të vriten gjatë një sulmi ajror. Dëshmitë e mbledhura nga autorët flasin për përdorimin e sistemeve të inteligjencës artificiale, të cilat, sipas të intervistuarve, mund të gjeneronin një numër të madh objektivash të dyshuar si...
Burimi:
ntv.al