The Guardian: Vuçiçi ndërhyri për t’i hapur rrugë kullës Trump në Beograd, zbulohen detaje të reja
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ndërhyri personalisht për të hequr statusin e mbrojtur të një ndërtese historike në Beograd, me qëllim që aty të ndërtohej një kompleks hotelesh dhe banesash nga familja Trump. Kështu raporton gazeta britanike The Guardian, e cila, bazuar në intervista dhe dokumente të siguruara, pretendon se vetë Vuçiçi drejtoi takimin e parë ku u diskutua kjo çështje. Bëhet fjalë për ndërtesën e Shtabit të Përgjithshëm, ish-ministrisë jugosllave të Mbrojtjes, e cila u dëmtua nga bombardimet e NATO-s në vitin 1999 dhe ka një rëndësi të veçantë historike dhe kulturore për Serbinë. Sipas hetimit të The Guardian, më 6 shkurt 2024, Vuçiçi thirri në një takim Dubravka Gjukanoviçin, drejtoreshën e atëhershme të institutit për mbrojtjen e monumenteve të kulturës, dhe një zyrtare tjetër....
Burimi:
javanews.al