Thatësira ul nivelin e Fierzës, 2 muaj pa reshje, prurjet bien në vetëm 40 m³ ujë në sekondë

Thatësira ul nivelin e Fierzës, 2 muaj pa reshje, prurjet bien në vetëm 40 m³ ujë në sekondë

Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve po ndikojnë në nivelin e rezervuarit. Prurjet kanë rënë, ndërsa parashikimet për ditët në vijim nuk sjellin ende një ndryshim të dukshëm të situatës Vera e gjatë, temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve po lënë gjurmët e tyre edhe në një prej rezervuarëve më të rëndësishëm ujorë të Shqipërisë. Niveli i ujit në liqenin e Fierzës ka nisur të bjerë ndjeshëm, pas muajsh me reshje të pakta dhe temperatura të larta, duke u larguar gjithnjë e më shumë nga kuota maksimale që kishte ruajtur deri në muajin qershor. Aktualisht, niveli i ujit në liqenin e Fierzës ndodhet rreth 270 metra mbi nivelin e detit, duke qenë afërsisht 26 metra larg kuotës maksimale. Ndërkohë, prurjet në liqen janë...