Thaçi vlerëson Ramën: Po e bën Shqipërinë evropiane, hallall që nuk po dorëzohet

Thaçi vlerëson Ramën: Po e bën Shqipërinë evropiane, hallall që nuk po dorëzohet

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar kryeministrin Edi Rama për reformat dhe angazhimin e tij në rrugëtimin evropian të Shqipërisë. Në një mesazh nga Haga, Thaçi tha se Rama e ka vizituar disa herë dhe se për këtë i është mirënjohës, duke theksuar se përmes reformave ai synon ta bëjë Shqipërinë një vend evropian. “Edi më ka vizituar disa herë. I jam mirënjohës nga zemra. Ai, pikërisht përmes reformave, ka vendosur ta bëjë Shqipërinë evropiane”, u shpreh Thaçi. Duke bërë një krahasim me figurat historike të Fan Nolit dhe Faik Konicës, Thaçi tha se vështirësitë me të cilat përballet sot Shqipëria në rrugëtimin drejt Evropës mund t’u ishin dukur atyre të parealizueshme. “Do ta shpallnin të çmendur, aventurier apo gjeni”, shkroi Thaçi, duke iu...