Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi: Nga lufta e 1999-ës, në politikë e 27 vite më pas fajtorë në Hagë

Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi: Nga lufta e 1999-ës, në politikë e 27 vite më pas fajtorë në Hagë

ish-krerët e UÇK-së TIRANË-Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u shpallën sot fajtorë për krime lufte. Sot Gjykata Speciale në Hagë i dënoi për ndalim të paligjshëm të 385 personave, trajtim mizor, torturë dhe vrasjen e 96 prej tyre. Krahas dënimit dhe përshkrimit të provave për dhunë brutale të konstatuara në prilli të vitit 1998 dhe qershorit 1999, veç pjesëmarrjes në UÇK: Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi, janë katër nga figurat historike që ushtruan detyrën si deputet, kryeminisët, ministër e president.  Në 2020 ish-krerët e UÇK përfunduan në qelitë e Hagës, por ajo që lanë pas ndër vite, ishte kontributi për Kosovën, një shtet i pavaruar!  Hashim Thaçi, lindi më 24 prill të vitit 1968 në Skënderaj në Kosovës, vendi ku e pati zanafillën Ushtria...