Tha se sulmet ndaj rafinerive ruse ishin “një turp”, Zelensky i përgjigjet Trump: Po mbroj interesat e Ukrainës, nëse s’e bëj unë…

Tha se sulmet ndaj rafinerive ruse ishin “një turp”, Zelensky i përgjigjet Trump: Po mbroj interesat e Ukrainës, nëse s’e bëj unë…

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar një ditë më parë ashpër Volodymyr Zelenskyn, duke e akuzuar se nuk dëshiron të arrijë një marrëveshje paqeje me Rusinë dhe duke i cilësuar sulmet ukrainase ndaj rafinerive ruse të naftës si “një turp”. Trump deklaroi gjithashtu se Zelensky është “më i vështirë për t’u trajtuar” sesa presidenti rus Vladimir Putin. Sot, Zelensky iu përgjigj kritikave të Trumpit duke deklaruar se po mbron interesat e Ukrainës dhe se nuk mund të pranojë marrëveshje që mund të favorizojnë Moskën, raporton BBC. “Nëse nuk i mbroj unë këto interesa, kush tjetër do ta bëjë?”, u shpreh presidenti ukrainas gjatë samitit të Bashkimit Evropian në Bruksel. Zelensky kundërshtoi gjithashtu marrëveshjen amerikane për importin e naftës dizel nga Rusia, duke paralajmëruar se ajo...