Teuta fiton duelin e kreut me Partizanin dhe kryeson e vetme Superligën, triumfojnë Pogradeci e Tirana

Teuta fiton duelin e kreut me Partizanin dhe kryeson e vetme Superligën, triumfojnë Pogradeci e Tirana

Janë luajtur ndeshjet e javës së tretë të Superligës në volejboll për femra. Teuta udhëheq e vetme renditjen, pas fitores 3-1 në kryeqytet ndaj Partizanit (19-25, 29-27, 27-25, 25-23). Një ndeshje e dueluar fort në të katërta setet, ku të dyja ekipet e kërkuan me ngulm fitoren, por durrsaket arritën të jenë më të sakta në pikët e fundit dhe momentet vendimtare të lojës. Tirana arriti një fitore të lehtë në Shkodër ndaj Vllaznisë me rezultatin 3-0 (25-14, 25-10, 25-17). Një ndeshje në sens unik, që mban bardheblutë të pamposhtur në kampionat. Edhe pse humbi një set, Pogradeci kampion fitoi pa shumë vështirësi 3-1 ndaj Lushnjes (22-25, 25-14, 25-4, 25-10). Mikeshat fituan setin e parë, por më pas liqenoret dominuan në fushë. Jashtë fushe fiton...