Tetori
Poezi nga: Robert Frost Përktheu: Besnik Hamiti O mëngjes i butë e i heshtur tetoriGjethet tua janë vyshkur sa s’kanë rënëEra e nesërme, po qe e rreptë,Një në degë s’ka për ta lënë.Mbi pyll sorrat krrokatin;Nesër mund të bëhen tufë e të ikin.O mëngjes i butë e i heshtur tetori,Orët e kësaj dite nisi ngadalë.Bëj që kjo ditë të mos na duket e shkurtë.Zemrat le t’i hapen mashtrimit,Na mashtro ashtu siç di veç ti.Në ag dite lëshoje një gjeth;Tjetrin lëshoje në mesditë;Njërin nga pemët tona, tjetrin larg nga këtu.Vonoje diellin me tis mjegulle;Magjepse tokën me purpur.Ngadalë, ngadalë!Për hatër të rrushit, nëse ende ka,Gjethet e të cilit i ka djegur bryma,O s’mbetet kokërr në kalavesh –Për hatër të rrushit varur në mur./ KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com